Kumarxhi që rri me kriminel. Klosi i përgjigjet Metës
Dritare.net
“Të gjithë forcat politike dalin të vetme në garë dhe çdo forcë ka paraqitur kryeministrin dhe programin e saj elektoral së bashku me lidershipin. A ka pyetje se kush ësjtë kryeministri më i zoti? A mund të krahasohet Edi Rama me Petrit Vasilin? A ka njeri që të zbresë nga maja kodrës për të ardhur në qëndrën e votimit për të votuar Petrit Vasilin Kryeministër? Ne gjithë qarkun nuk kam gjetur njeri që të mendojë së Petrit Vasili mund të jetë kryeministri i Shqipërise. A ka njeri në qark të mendoj së Lulëzim Basha mund të jetë më i sukseshëm se Edi Rama? Natyrisht që nuk ka. Pra, sa më të fortë ta kemi ne mbështetjen për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste aq më e fortë do të jetë dhe qeverisja e nesërme.Kishim ne Policinë? Polica u tronsformua duke u bërë një shtet normal. Kishin ata Bujqësinë? Si u ndanë subvencionet e bujqësisë? Me teser partie. Kush është i LSI merr plasmas për serat, kush nuk është i LSI nuk merrte plasmas për serat. Kush është i LSI merrte subvencione kush nuk ishte kësaj partie nuk merrte dhe kjo ka ndodhur në këtë qark, nuk ka ndodhur në Kinë. Marrim dy institucione të tjera. Marrim legalizimet.marrim dhe hipotekat. I kishte partia socialiste legalizimet ne gjithë Shqipërinë? 130 mijë legalizime bëri Edi Rama për dy vjet falas nga 20 mijë që kishte bërë Sali Berisha. Ndërkohë që në hipotekë ndoshte krejt e kundërta, nuk merrnin dot një certifikatë pa negociuar me ata që ishin poshtë”. – deklaroi Klosi.