Këngëtari i njohur shqiptar, Kujtim Prodani sot ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, të drejtuar nga Arian Çani.
Këngëtari tha, gjatë intervistës nga Çani se, ende nuk e ka kaluar dhimbjen e ndarjes nga jeta të nënës së tij, dy vjet më parë.
Kujtim Prodani ëshë djali i Anita Takes, zërit aq të dashur e të ëmbël për shqiptarët.
Këngëtari u shpreh se, vazhdon të ndiejë dhimbje dhe shkon te mjekët, pasi ka luhatje tensioni.
“I pastroj fotografitë, sendet e saj personale. Është edhe dhimbje, shtëpia më jep aromën e saj.” Ndërkohë këngëtari ka dhënë edhe një mesazh: “Ju që i keni nënat dhe i keni pranë tani, përkëdhelini.”/K.C/dritare.net