Kujt i shërben djegia e mandateve të PD-së?

Nga Dritan Hila

Megjithëse kauza e shembjes së teatrit nuk ishte e PD-së, ajo iu bashkua, dhe tani pas tërheqjes së disa figurave të spikatura të trupës së aktorëve, ajo ka marrë peshën kryesore.
Votimi në parlament i ligjit që i hapte rrugë shembjes së tij, disa nga figurat e grupit të deputetëve të saj bënë një kundërshtim dinjitoz të ligjit, por forca e numrave të socialistëve bëri të vetën.
Pas kësaj shumë ndjekës të PD kërkojnë djegien e mandateve. Është e disata herë që e kërkojnë, dhe më shumë sesa rrjedhojë llogjike e një lufte të planifikuar politike, është tregues i frustrimit të tyre.
E vërteta është që kjo maxhorancë nuk është aspak mirëkuptuese me minoracën. Hiq ato ligje si ai i dekriminalizimit, të cilat janë miratuar për shkak të presionit ndërkombëtar, për të tjerat maxhoranca nuk ka pasur shumë kuptim, por edhe opozita nuk është se nuk bën marrëveshjet e veta për ato që janë nën rrogoz.
Gjithsesi, këtë valë frustrimi, e cila është e disata, Basha është përpjekur ta kalërojë. Ndoshta për mungesë nuhatjeje politike e cila duket që i mungon, në vend se ti çojë në kreshendo, i ka ulur. Mbase është edhe llogaritje forcash. Ka tre vjet të gjatë përpara të cilat nuk i japin mundësi ti bëjë dëm Ramës. Por perceptimi është që ka një marrëveshje me Ramën, të cilën nuk e rrëzon dot me disa të shara ngfa podiumi i parlamentit. Njerëzit e dinë që ajo është vetëm teatër.
Nuk do ta ndihmojë as djegia e mandateve. Aq më pak për një çështje si ajo e teatrit e cila është shumë sensibël por bën mirë mos të komandohet nga PD-ja e cila edhe në raste të tjera ka treguar se i le në mes të rrugës. Ata që e kërkojnë nuk e mendojnë gjatë, por është një rrugë që të çon askund dhe i heq opozitës një dritare të çmuar për t’u dëgjuar siç është kuvendi.
E megjithatë disa gjëra duhet ti bëjë, duke filluar nga protestat e tij duhet të jenë pak më agresive. Rama vetëm nga ajo ka frikë.
Gjithashtu duhet të jetë më i kursyer në përdorimin e togfjalëshit “vetëm mbi trupat tanë do kaloni” sepse është tejkonsumuar.
Dhe të godasë Ramën tek thembra e Akilit siç është lidhja me oligarkët dhe plaçkitja e buxhetit. Por tek kjo e fundit dukert se ka probleme të mëdha dhe nuk i duhet kërkuar.
Këto janë vetëm disa hamendësime, sepse pak njerëz mendojnë se Basha mund të rrëzojë Ramën. Shumica shpresojnë tëk vithisja e një pushteti i cili tashmë qeveris i pakontrolluar./dritare.net

LEXO DHE :  Video/ Grekët, bust dhe rrugë me emrin e Kostandin Kacifës

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.