Kujdes, pamje të rënda/ Lironi Haradinaj! Ja çfarë kanë bërë serbët!
Dritare.net
Ata protestuan për të kërkuar lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Në Kosovë nën drejtimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në disa qytete, përfshirë, Gjilanin, Ferizajn, Pejën, Gjakovën dhe Prizrenin janë mbajtur protesta.
Në Tiranë protesta është zhvilluar përpara ambasadës franceze, aty ku të rinjtë nga forumet politike kërkuan lirimin e Haradinaj.
Protesta për Haradinajn në Shkup u mbajt sërish përpara ambasadës franceze në Shkup.
Kjo protestë u organizua nga shoqëria civile, ku mes profesorëve, artistëve, studentëve e gazetarëve kishte edhe bashkëluftëtarë të Haradinajt në betejat e UÇK-së.
Ndërkohë ky koleksion me foto është publikuar nga Magnum Photos dhe mban vulën e disa autorëve si Alex Majoli, Nikos Economopoulos, A. Abass, etj.
Ata kanë dokumentuar tmerrin e serbëve ndaj kosovarëve gjatë viteve të luftës 1998-‘99-’00./mapo.al