Kujdes! Nëse keni këto shenja vuani nga leucemia
Dritare.net
Qelizat e bardha të gjakut janë luftëtare të fuqishme të infeksionit. Ato normalisht rriten dhe ndahen në mënyrë të rregullt, ashtu siç ka nevojë trupi juaj. Por te njerëzit me leucemi, palca e kockave prodhon qeliza të bardha të gjakut anormale, të cilat nuk funksionojnë siç duhet. Kjo sëmundje e tmerrshme, sigurisht që ka edhe simptoma të cilat paralajmërojnë, kur trupi juaj është i rrezikuar nga ajo. Dritare.net ka sjellë për ju disa nga shenjat më të shpeshta të leucemisë, të cilat nëse i keni duhet patjetër të shkoni te mjeku për vizitë.
Ethe ose dridhura
Nëse vazhdimisht keni ethe ose ndjesinë e ftohjes, ju duhet të bën një vizitë te mjeku. Mund të jeni i ftohur keq, ose mund të jetë edhe një shenjë e leucemisë.
Lodhje e vazhdueshme ose dobësi
Mos ndoshta këto kohë po ndiheni më të lodhur dhe të dobët se zakonisht? Epo dritare.net ju sugjeron të vizitoheni, ju mund të jeni të prekur nga leucemia.
Infeksione të shpeshta ose të rënda
Sipas dritare.net nëse ju jeni të ekspozuar lehtësisht ndaj infeksionit, kjo do të thotë se sistemi juaj imunitar është dobësuar. Vazhdimisht prekeni nga infeksionet e ndryshme, epo kjo nuk është një shenjë e mirë.
Humbje peshe, pa dieta apo ushtrime
Nëse këto kohë po humbisni shumë peshë, madje pa u ushtruar ose pa ndjekur ndonjë dietë strikte, epo nuk është një shenjë e mirë. Kjo mund të jetë si shkak i dobësisë, ose prekjes nga leucemia.
Fryrje të nyjës limfatike, mëlçisë ose shpretkës
Hunda juaj rrjedh gjak vazhdimisht
Nëse nuk është vapë, nuk ju ka goditur dikush në hundë, ajo nuk rrjedh gjak. Nëse ju keni gjakderdhje pa shkak, ju duhet të vizitoheni te mjeku, për t‘u siguruar se asgjë serioze s’po ndodh me ju.
Njolla të kuqe në lëkurë
Djersitje e tepruar, veçanërisht gjatë natës
Nëse keni këto shenja, ju duhet të bëni një vizitë te mjeku me patjetër. Ndonëse ato mund të duken si shenja gripi ose ftohjeje, ju nuk duhet t’’i lini pas dore dhe mos t’i trajtoni. Për këtë arsye dritare.net ju sugjeron që të vizitoheni te mjeku dhe do të jeni më mirë./K.C/Dritare.net