Kujdes! Nëse keni këto shenja të këqija, trupi juaj ka nevojë të detoksifikohet!
Dritare.net
Sidoqoftë, kur këto toksina e tejkalojnë masën, aftësia e këtyre organeve për t’i larguar është e ulët. Toksinat vijnë në organizëm nga rruge të ndryshme, nga ajri i ndotur, barnat që konsumoni, madje edhe nga ushqimi.
Dritare.net ka bërë disa kërkime, për kohën kur trupi juaj është i mbushur me toksina dhe çfarë shenjash dërgon ai për ta kuptuar këtë fakt. Nëse ju i keni këto shenja, keni nevojë për detoksifikim të menjëhershëm.
- Lodhje e vazhdueshme
Flini shumë gjumë, por përsëri ndiheni të lodhur? Epo kjo vjen si shkak i mbingarkesës së trupit tuaj nga toksinat. Një ngarkesë e lartë toksinash, çon në lodhje të veshkave, dhe kjo ju bën edhe ju të ndiheni të lodhur dhe të përgjumur.
Për më tepër, disa toksina të tilla si, kafeina në fakt mund të prishin funksionet e veshkave.
- Pagjumësia
Nëse ndiheni sikur trupi juaj është vazhdimisht në gjendje alarmi dhe i stresuar, kjo vjen si shkak i toksinave që e kanë mbuluar atë . Çekuilibrimi i niveleve të kortizolit (Kortizoli është një hormon që trupi lëshon veçanërisht në mbrëmje për të lehtësuar stresin) është edhe një nga shkaqet që çojnë në këtë problem. Nëse nivelet e kortizolit rriten shumë në darkë, ju do të vuani nga pagjumësia dhe nuk do të flini.
- Kur nuk mendoni dot
Toksinat mund të ndikojnë drejtpërdrejt në tru. Nëse ju nuk jeni në gjendjet mendoni dot, ndiheni bosh, kjo mund të jetë si pasoje toksinave që kanë bllokuar trurin tuaj.
Toksinat e glutamatin monosodium dhe aspartama kanë aftësinë për të vrarë qelizat e trurit dhe për të ndaluar oksidimin e trurit. Kjo toksinë është zakonisht e pranishme tek ushqimet dhe mishi i përpunuar, ndërsa aspartama gjendet në pije, çamçakëz dhe pastë dhëmbësh pa sheqer. Nëse ju e keni këtë problem duhet të bëni shumë kujdes me ushqimet që hani, sugjeron dritare.net
- Dhimbje koke e pashpjegueshme
Nëse keni shumë dhimbje koke, kjo vjen si shkak i toksinave të mëdha në trupin tuaj. Toksinat e sipërpërmendura që gjenden tek ushqimi, ju bëjnë ju të keni edhe dhimbje të madhe të kokës.
- Shtim peshe
Mos ndoshta këto kohë, po shtoni peshë më shumë se normalisht? Ushtroheni shumë, i nënshtroheni një diete, por përsëri nuk dobësoheni, por shëndosheni? Epo kjo vjen si shkak i toksinave që kanë mbushur trupin tuaj.
Shumë toksina janë lipofilike që tregojnë se, ato janë duke u ruajtur në yndyrën trupore. Toksinat lipofilike përmbajnë pesticide dhe dioksina dhe bëjnë që trupi të prodhojë më shumë qeliza të yndyrës, në mënyrë që të ruajë më shumë toksina në të, informon dritare.net
- Ndryshim të humorit
Nëse humori juaj është çekuilibruar, mos e kërkoni shkakun diku tjetër. Trupi juaj ka nevojë për detoksifikim. Toksinat si, xenoestrogeni shkaktojnë çekuilibrim hormonal, që mund të ndikojnë te të dyja gjinitë. Xenoestrogeni është një përzierje sintetike e hormoneve që veprojnë si estrogjen në trup. Kjo toksinë mund të merret nga tymi i mbetjeve plastike, ose aroma e qeseve, informon dritare.net
- Trupi juaj ka një aromë të pakëndshme
Nëse keni erë të keqe në gojë, gazra me erë të keqe, etj kjo vjen si shkak i toksifikimit të trupit tuaj. Nëse i keni këto shenja, ju duhet të detoksifikoheni menjëherë.
- Kapsllëku
Është jetike për të hequr mbeturinat nga trupat. Nëse keni probleme me zorrët dhe nuk kryeni dot nevojat personale, epo kjo vjen si shkak i toksinave që ka mbledhur trupi juaj. Dritare.net ju sugjeron të pini sa më shumë lëngje dhe të mos hani shumë ushqime të thata dhe me shumë yndyrë.
- Dhimbja muskujve dhe reaksionet në lëkurë janë shenja të tjera, të cilat tregojnë se, trupi juaj ka nevojë për detoksifikim.
Nëse besoni se trupi juaj është i lartë në toksina dhe ju keni shenjat e mësipërme, është e rëndësishme të provoni një dietë detoksifikuese për t'i larguar ato nga sistemi juaj. Një dietë me ushqime të shëndetshme organike, me shumë perime dhe fruta të pasura me antioksidantë, mund të ndihmojnë me të vërtetë trupin tuaj dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme. Mos harroni të qëndroni të hidratuar dhe të ushtroni rregullisht, këshillon dritare.net/ Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net