Kujdes me llogaritë, brenda pak ditësh hakerat do të sulmojnë bankomatet, alarmin e jep FBI

FBI ka vënë alarmin për të gjithë ata që kanë llogari rrjedhëse dhe tërheqin para në bankomat.

Sipas FBI, Bankomatet në të gjithë botën ndodhen përball një kërcënimi hakerash dhe pritet që miliona të zhduken nga llogaritë. Paralajmërimi është dhënë nga FBI në një lidhje të besueshme me bankat dhe është publikuar nga eksperti Brian Krebs.

Sipas FBI paralajmërimi u është dërguar bankave ndërkombëtare të premten duke thënë se hakeret po përgatisin një sulm masiv në bankomatet botërore në ditët në vijim, shkruan scan tv.

LEXO DHE :  Tradhtarët patriotë

FBI bën me dije se ka të gjithë provat për të menduar se nj mashtrim i tillë  global më ATM-të do  të ndodh.

Analistët kanë paralajmëruar bankierët të ngrënë një skemë të koordinuar mirë globale të quajtur “ATM-cash out”.

Mesa duket kriminelët e internetit po planifikojnë të vjedhin procesorin brenda ATM dhe të përdorin “klon kartela” në ATM-të në mbarë botën duke vjedhur miliona brenda disa orëve.

Më të prekura pritet të jenë bankat e vogla, të cilati kanë edhe kushtet e sigurisë më të ulëta./Dritare.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.