Kujdes me klubet e natës! Zhurma mund të shkaktoj humbjen e dëgjimit
Dritare.net
Nisur nga zhurmat e shumta dhe problemet që sjellin, Organizata Botërore e Shëndetësisë dëshiron të kufizojë nivelin e zhurmës në klube në mënyrë që të parandalohet humbja e dëgjimit tek frekuentuesit e këtyre vendeve.
Edhe pse OBSH, ka udhëzime të qarta për vendet publike dhe zhurmat, ato duket se nuk po gjejnë zbatim.
Si rezultat, zhurma në disa vende arrinë më shumë se 110 decibel – niveli i barasvlefshëm i zhurmës së sharrës elektrike.
Humbja e dëgjimit është një problem mjaft shqetësues për njerëzit, dhe deri më tani rreth 466 milionë njerëz tashmë kanë humbur dëgjimin, nga 360 milionë në vitin 2010.
Kjo shifër pritet që të kapë shifra të frikshme deri në 2050, ku priten që dëgjimin ta humbin 900 milionë njerëz në mbarë botën./ I.M-Dritare.net