Kujdes, ja zonat që rrezikohen nga zjarret dhe përmbytjet!

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar se në vendin tonë pas përmbytjeve pritet të ketë zjarre.

IGJEUM parashikon se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë rritje të niveleve dhe të prurjeve përgjatë datave 1 dhe 2 Prill 2018.

Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme në pjesët malore të baseneve.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e premte, dt.30) nuk pritet rrezik për zjarre në pyje. Nesër (e shtunë, dt.31), ky rrezik pritet të pësojë rritje në pjesën perëndimore të vendit, për shkak të forcimit të erës. Rreziku pritet të jetë “I ULËT” në qarqet Durrës dhe Tiranë dhe “MESATAR” në qarkun e Fierit. Pjesa tjetër e territorit nuk paraqet rrezik.

RESHJET

LEXO DHE :  Kurban Bajrami/ Besimtarët myslimanë falin namazin në sheshin Skënderbej

Sot pasdite (e premte, dt.30), në përgjithësi, nuk priten reshje, ndërsa nesër (e shtunë, dt.31) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër, shoqëruar edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por në zona të kufizuara ato mund të jenë mesatare, shoqëruar edhe me shtrëngata me kohëzgjatje të shkurtër.

TEMPERATURAT Nesër (e shtunë, dt.31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 13 / 21 °C ; në vendet e ulëta: 12 / 23 °C ; në vendet malore: 6 / 18 °C

ERA Sot pasdite (e premte, dt.30) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e shtunë, dt.31), ajo do të jetë e fortë, sidomos në bregdet dhe në veri-lindje./ I.M-Dritare.net harta1harta2

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.