Kuçiotët i kujtojnë Ramës kravatën

Përshëndetje nipçe

Si te kemi a i vrarë?

Tamam tamam nip nuk të kemi po meqë një lumë na ndan, na dukesh si joni.

Ishim me dy mendje që te shkruanim apo jo se helbete ke pasur punë, por nuk mbeti njeri pa te shkruar kështuqë thamë mos humbasim edhe ne. Por edhe se kemi shpresë që ndarja e detit do bëjë të na kapin 12 miljet dhe të kalojmë me grekun, keështuqë t’i kesh ca këshilla para se të të lemë shëndenë.

Në fakt kjo letër duhet të ishte falënderim për rrugën e Lumit të Vlorës që ke nisur dhe me kismet të perëndisë, sa të jemi gjallë do ta bitisësh.

Po edhe në mos e përfundofsh, ne nuk na mbetet hatri se u mësuam. Që kur është themeluar ky fshat, herë shteg e herë sokak ka pasur, por rrugë asnjëherë.

Por ti mos e prish terezinë se voten prapë tyja do ta japëm. Nuk thyejmë besë na: një parti keshëm e një parti kemi. E të themi të drejtën nuk është se na hyn shumë në sy edhe si rrugë , se ti vetem 6 metro të gjerrë e ke bërë e në 6 metro autobuzi nuk ecën dot për së gjëri. Kështuqë në e bëfsh mirë po akoma më mirë mos ta bësh se do bëhemi hasëm me miqte , kush do zerë vendin e parë. E pastaj të mbushet mëndja e të na vësh taksë, është dy herë bela.

 

Nashi të molloisim pak për kuksianët.

Zbute dorën pak a i vrare. Edhe ata derëzinjtë nga halli u çuan. Nuk e ke provuar akoma nipçe ta mbyllësh muajin me aq para sa bën një gravatë e jotja.  Ndaj lëvizën ata. Se fukarai çohet nga halli dhe jo nga qejfi. Andaj leri të lirë e mjaft me budallallëqe që nuk ndërhyn dot tek drejtësia.

 

Ndonjë merak tjetër nuk kemi. Se ku ti e ku na. Edhe këtë që të shkruajtëm më shumë se nuk kishim çfarë të bënim pasditeve se rinia ka ikur e ne mbetëm me plakat e muhabetet na kanë mbaruar.

Po shyqyr që bën ti ndonjë thagmë nga Tirana që ne këndej shtyjmë natën.

Me të mira e kur të bjerë rruga këndej duku të bëjmë ndonjë dorë muhabet apo resme që ta kesh për fejsbuk./dritare.net

1 Comment

  1. Eshte e dhimbshme, ky popull qe duron shume nuk eshte pa dinjitet,por dhe durimi ka nje kufi…por kush degjon, I ngopuri ?! Me vjen shume keq qe e cojne kete popull fisnik ne veprime extreme!Dy duart per nje koke jane!

Komentoni