Ku po shkojnë depozitat 1-vjeçare në lekë, që po dalin nga bankat?

Në një vit (korrik 2016/korrik 2015) individët kanë tërhequr rreth 29 miliardë lekë, apo rreth 205 milionë euro, që i kishin si depozita me afat maturimi 1-vjeçar. Vetëm gjysmat mund të kenë shkuar në maturitete më afatgjata, të tjerat kanë dalë nga sistemi. Më i rrezikshëm është përdorimi i tyre për dhënie me fajde, apo investimi në ekonominë informale…

Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e detajuara të depozitave në sistemin bankar, sipas llojit të monedhës, afatit të maturimit dhe subjektit që i disponon ato.

Nga të dhënat rezulton se janë depozitat me afat njëvjeçar të individëve në lekë, ato që po pësojnë humbjen më të madhe. Në një vit (korrik 2016/korrik 2015) individët kanë tërhequr rreth 29 miliardë lekë, apo rreth 205 milionë euro. Rënia e interesave për kursimet në lekë është arsyeja kryesore që i ka bërë kursimtarët të painteresuar të vazhdojnë të mbajnë paratë e tyre në banka. Aktualisht norma mesatare e interesit për këto lloj depozitash luhatet rreth 1%.

Depozitat me afat 12-mujor në lekë të individëve përbëjnë më shumë se gjysmën e totalit të kursimeve në lekë që kanë bankat.

Por, dukuria që reflektohet nga shifrat është se këto depozita në më të shumtën rezultojnë që kanë dalë jashtë sistemit, pasi vetëm gjysma e tyre mund të kenë kaluar në maturitete më afatgjata, ku normat e interesit janë disi më të favorshme. Depozitat dyvjeçare dhe mbi 2 vjet kanë rritur me rreth 15 miliardë lekë gjatë të njëjtës periudhë.

LEXO DHE :  Reagojnë studentët pas thirrjes së Ramës: Prano kërkesat në shesh, me mikrofon!

Nuk ka të dhëna të sakta se ku kanë shkuar këto kursime që kanë dalë nga bankat, teksa konsumi vijon të mbetet anemik. Të dhënat paraprake flasin se një pjesë e këtyre kursimeve kanë kaluar në maturitete afatgjata, ose në fondet e investimeve, ndërsa 1 milion euro janë investuar në bursat online, sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Më i rrezikshëm është përdorimi i tyre për dhënie me fajde, apo investimi në ekonominë informale.

Nga maji i vitit 2013, kursimet e individëve në lekë janë ulur vazhdimisht, në të njëjtën linjë me uljen e interesave të depozitave në lekë. Norma mesatare e interesit të depozitave me afat ishte vetëm 0.78% në korrik, nga 4.28% në maj 2013.

Në total, stoku i depozitave arriti në 980 miliardë lekë në korrik, me një rritje të lehtë me 0.3% në raport me muajin e mëparshëm.  Me bazë vjetore (korrik 2016/korrik 2015) rritja e depozitave është vetëm 1.2%./monitor.al

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.