Në qoftë se ju nuk keni probleme të buxhetin dhe kohën, mund t’i dhuroni dashurisë tuaj një qëndrim në hotelin më romantik të botës: është Bucuti & Tara Beach Resort në Aruba, në Karaibe. Por, në qoftë se preferoni të qëndroni në Evropë, është një vend i mrekullueshëm në Mbretërinë e Bashkuar, që quhet The Old Rectory Hotel, në Martinhoe. Ndërsa për ata që duan të qëndrojnë në Itali, hoteli që të rrëmben zemër mban emrin Maison La Minervetta, në Sorrento, që vlerësohet në nivel evropian. Këto janë hotele që rrëmbejnë zemrat sipas udhëtarëve në mbarë botën.
Renditja e mëposhte është e fituesve të kategorisë ‘hotelet më romantike’ në Traveler’s Choice Hotel Awards 2016 të Trip Advisor, komunitetit të madh ndërkombëtar të turistëve.
Ndër vendet më romantike në botë ka shumë destinacione ekzotike të tilla si Karaibet, Maldivet, Ishujt Fixhi dhe Tajlanda, por edhe Greqia me dy hotele në Top 10-shen botërore. Në Evropë, renditen lart në klasifikim vende si Italia dhe Mbretëria e Bashkuar.
Renditja është hartuar në bazë të përshtypjeve dhe mendimeve nga turistët në mbarë botën, duke përdorur një algoritëm që merr në konsideratë sasinë dhe cilësinë e komente të mbledhura gjatë një periudhe prej 12 muajsh, duke i dhënë më shumë peshë komenteve të qëndrimeve në çift.
TOP 10 BOTËRORE
- Bucuti & Tara Beach Resort Aruba, Palm - Eagle Beach, Karaibe
- The Old Rectory Hotel, Martinhoe, Mbretëri e Bashkuar
- Spicers Vineyards Estate, Pokolbin, Australi
- Anastasis Apartments, Imerovigli, Greqi
- Komandoo Maldives Island Resort, Komandoo, Maldive
- Lindos Blu, Lindos, Greqi
- Coco Plum Island Resort, Coco Plum Cay, Belize
- Baros Maldives, Baros Island, Maldive
- The Place Luxury Boutique Villas, Ko Tao, Tajlandë
- Tokoriki Island Resort, Tokoriki Island, Ishujt Fixhi
TOP 10 EVROPIANE
- The Old Rectory Hotel, Martinhoe, Mbretëri e Bashkuar
- Anastasis Apartments, Imerovigli, Greqi
- Lindos Blu, Lindos, Greqi
- Maison La Minervetta, Sorrento, Itali
- Edgar House, ChesterMbretëri e Bashkuar
- La Minerva, Capri, Itali
- Barut Andiz Sensimar, Side, Turqi
- Hotel Residence Agnes, Pragë, Republika Çeke
- Main Street Hotel, Ypres, Belgjikë
- Posada Terra Santa, Palma de Mallorca, Spanjë
TOP 10 ITALIANE
- Maison La Minervetta, Sorrento
- La Minerva, Capri
- Aia Mattonata Relais, Siena
- Hotel Moresco, Venecia
- Hotel Villa Ducale, Taormina
- Corte di Gabriela, Venecia
- Ca 'Maria Adele, Venecia
- Sextantio Le Grotte della Civita, Matera
- Nun Assisi Relais & Spa Muzeu, Assisi
- Miramonti Boutique Hotel, Avelengo, Bolzano
[cycloneslider id="shen-valentini"]