Kthimi i Piramidës në qendër për fëmijë e të rinj, Rama: Më shumë meritë e Zahos

Gjatë prezantimit të projektit për rikonstruksion e piramidës kryeministri Edi Rama tregoj edhe për bisedat që ka pasur me kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, lidhur me këtë çështje.

“Kemi pasur shumë përpjekje gjatë viteve  dhe me Erionin kemi diskutuar që në fillim kur ai mori mandatin për ta zgjuar Tiranën nga gjumi. Vazhdimisht pyetja ishte çfarë mund të ishte që mund ta mbante godinën gjallë? Është e vërtetë që në fund erdhëm te pika që kjo godinë duhet t’u shkonte fëmijëve dhe të rinjve. Erioni kërkonte për ta kthyer këtë në një qendër për këtë pjesën e të rinjve trendi të Tiranës, një komunitet gjithsesi minoritar brenda komunitetit të madh të të rinjve të Tiranës. Gjë që mund të rrezikonte që ta kthente në një qendër rinore  të ardhur me sforcim në kohë. Ndërkohë që unë i thosha fëmijët, fëmijët, fëmijët. Sigurisht besoj se kjo është më shumë merita e Zahos se e imja.

Dhe e mbaj mend shumë mirë një ditë kur Erioni më telefonoi i ekzaltuar si gjithmonë në fakt, edhe kur telefonon për një pusetë, edhe kur telefonon për një projekt transformues me pasoja për brezat dhe më tha: “E gjetëm lal. U zgjidh kjo punë”. Më foli për Tumën dhe është diçka sinqerisht përtej ëndrrës sime më të bukur”, tha Rama.

LEXO DHE :  Refugjatët/ Intervista për TV gjerman, Rama: Merkel shpëtoi nderin e Evropës

Rama gjatë fjalës së tij tha se është në dieni për nevojat që kanë shqiptarët, se një vendi i duhen të gjitha.

“Kur ndeshem me njerëz që thonë s’kemi bukë, ç’na duhet sheshi, ç’na duhet pema, , ne na duhet buka, na duhet uji, vaji Sigurisht patjetër, por një gjë e di me siguri dhe besoj që ka vende të bukura në botë që s’janë të pasura, por nuk ekziston një vend i shëmtuar që nuk është i varfër. Është një gjë e jashtëzakonshme për mua që ky vend i cili sot është një destinacion melankolik i shëmtisë të kthehet në një destinacion energjik i bukurisë sepse potenciali është i gjithi këtu, sfida për të përdorur të kaluarën si kalë për të ardhmen, këtu është e zgjidhur”, deklaroi Rama. V.D/dritare.net/

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.