Kthehet në vendin ku u përdhunua nga serbët, kosovarja: Këtu m’u shuan ëndrrat e fëmijërisë

Vasfije Krasniqi-Goodman është kthyer në vendin ku ajo ishte përdhunuar seksualisht nga forcat serbe, të cilat e kishin marrë nga shtëpia e saj. E rrethuar nga familjarë, miq, aktivistë të të drejtave të njeriut e udhëheqës të institucioneve të Kosovës, Vasfija ka shkuar në Babimost të Obiliqit, vendi ku e çuan forcat serbe pasi e ndanë nga familja e saj në Stanoc i Ulët i Vushtrrisë.Në kohën kur ishte dhunuar, në vitin 1999, ajo ishte 16-vjeçare. “Në këtë oborr ka ndodhur rasti. Këtu mu shuan ëndrrat e fëmijërisë. Nuk e dija çka po ndodhte. Kur ndodhi dhunimi mendtë i kisha te familja”, tha ajo nga vendi ku pretendon se u dhunua seksualisht.E shoqëruar nga babai i saj, nga aktivistë të të drejtave të grave e nga kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, Vasfije Krasniqi-Goodman tha se ka kërkuar drejtësi që nga viti 1999, nga UNMIK-u, pastaj te EULEX-i m’u ka mohuar,raporton Kallxo.com.
 “Por s’do të ndalem, jo vetëm për vete por edhe për 21 mijë njerëz të tjerë”, tha ajo. Vasfija premtoi se ky krim nuk do të fshihet më. “Boll ma! Këto kanë ndodhur para familjeve. Ne po ua mbulojmë serbit duke e mbajtë në vete. Ju kisha lutur me pasë një mendje të çelur, me folë lirshëm ata që janë të dhunuar. Ne po kërkojmë drejtësis sepse shpirti ynë s’do të rehatohet deri sa të kemi drejtësinë”, tha Vasfije Krasniqi-Goodman. Në një fjalë rasti, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se ka ardhur me Vasfijen për ta mbështetur për aktin e saj të guximshëm, dhe për ata që kërkojnë drejtësi për krimin e dhunës seksuale. “Tani duhet që të gjithë bashkë me një zë të flasim për drejtësi. Vetëm duke i sjellë para drejtësisë kriminelët, Vasfija dhe te gjithë të dhunuarit do të gjejnë qetësi. Për drejtësi sot nuk duhet të ndihemi të turpëruar”, tha ai./E.D-Dritare.net
LEXO DHE :  Hidhet nga kati i 4 i pallatit, humb jetën 39-vjeçarja në Tiranë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.