"Ksera" , ja si vidheshin lekët e romëve vetëm me një Photoshop
Dritare.net
(Foto origjinale e aktivitetit te organizuar nga PNUD, ne posterin e madh lexohet edhe emri i aktivitetit "Me romet, per romet")
Ish-vartësit e ministrit të qeverisë "Berisha 2", ish-shefi i kabinetit Kleves Bitro në bashkëpunim me të tjerë kanë marrë të njëjtën foto, e kanë përpunuar përmes programit "Photoshop" dhe e kanë vendosur në dosjen e një tjetër aktiviteti për romët "Kapërceni Paragjykimet, Njihni Romët”. Nga buxheti i shtetit është paguar për këtë aktivitet, por paratë kanë shkuar në xhepat e ish-zyrtarëve, të cilët i "realizonin" këto aktivitete vetëm në dukje, pra duke manipuluar fotot.
(Foto e falsifikuar nga punonjesit e Kseres, fshihen simbolet qe lidhen me PNUD dhe financuesit e aktivitetit, ne krye vendoset emri i ri i aktivitetit "Kapërceni Paragjykimet, Njihni Romët”)
Fotot janë ndër 30 provat që Prokuroria disponon ndaj ish-ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Kserës dhe 7 personave të tjerë nën hetim, mes tyre dhe 2 gra. ( Faksimile e prokurorisë ku përmëndet aktiviteti Me Romët për Romët ) Ksera u arrestua mbrëmjen e së premtes në një lokal në fshatin Dervican ku ai jeton, ndërsa një ditë më parë (31 janar) Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" për ish-ministrin, dhe Artevis Menen, një ish-punonjës i ministrisë së tij i arrestuar po të premten. Ndërkohë, në kërkim rezultojnë ende tre persona.