Kryetari i Gjykatës së Lartë deklarata kontradiktore për pasuritë
Dritare.net
Trupi gjykues drejtohet nga Olsi Komici, me anëtarë Roland Ilia dhe Pamela Qirko, ndërsa Zaganjori vendosi të mbrohet vetë.
Relatorja Palema Qirko tha se procesi i rivlerësimit ndaj Zaganjorit është bërë me përparësi për shkak të pozicionit të tij si kryetar i Gjykatës së Lartë.
Pamela Qirko: Për pasurinë ILDKPKI e ka konsideruar të saktë ka burime të ligjshme. Komisioni kreu një hetim të thellë dhe të gjithanshëm. Subjekti ka qenë bashkëpunues. Në deklaratën e vetingut pasuritë e deklaruara janë: Apartament banimi 293 metra ktrorë në Tiranë me vlerë 5.3 milionë. Burimi është shitja e një tjetër apartamenti. Dyqan i blerë për 1.3 milionë lekë. Sipërfaqe bodrum, në bashkëpronësi me 8 pronarë, e blerë për 800 mijë lekë. Zyrë e blerë në vlerën 400 mijë lekë. Apartament në Durrës, në bashkëpronësi me gruan, e blerë për 32 mijë dollarë.
Obligacione në vlërë 6.3 milionë lekë. Depozitë bankare 6 milionë lekë në emër të bashkëshortes.
Ne site apartamentet e dyqani
"Sa i takon blerjes së apartamentit, KPK thotë se ka deklarime kontradiktore. Fillimisht është deklaruar 5.8 milionë lekë, më pas janë deklaruar 7 milionë lekë. Në përfundim të hetimit, rezulton se subjekti ka bërë deklarim të pamjaftueshme dhe ka shmangie nga detyrimet për buxhetin e shtetit.
Lidhur me dyqanin, është blerë në vlern 1 milionë lekë, është deklaruar edhe në vitin 2003, ku rezulton si biblioteke, nga hetimet ka rezultuar se eshte blerë për 500 mije lekë. Asnjë nga deklarimet për këtë pasuri nuk eshtë në përputhje me tjetrën./d.m-dritare.net