Është vrarë me çifte në Vlorë, kreu i njësisë administrative, Kotë, Fatmir Hodo. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Kotë, të Selenicës. Ndërkohë dyshohet se autori i ngjarjes është një djalë i ri. Dyshohet se shkak i vrasjes të jetë një konflikt i mëparshëm. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes./K.C/dritare.net