Kryepeshkopi Anastas: Kacifas të varroset sipas traditës. Vrasja të shikohet me objektivitet

Kryepeshkopi Anastas ka reaguar për herë të parë pas vrasjes së dy javëve më parë të Konsdantinos Kacifas në Gjirokastër nga forcat RENEA.

Kryepeshkopi Anastas, në një deklaratë për mediat ditën e sotme, u ka bërë thirrje autoriteteve që trupi i Konstandinos Kacifas të jepet për t’u varrosur sipas traditës fetare.

LEXO DHE :  Shullazi/ Reagon ambasada gjermane: Askush s’mund të qëndrojë mbi ligjin

“U lutemi të gjitha palëve që trupi i Konstandinos Kacifas të jepet për t’u varrosur sipas traditës fetare. Të gjithë shpirtrat le të gjejnë paqen. Zhurma e papërgjegjshme le të ndalet dhe ngjarjet të shqyrtohen në vazhdim me objektivitet dhe respekt të ndërsjellë”, thuhet në deklaratë./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.