Kryengritja e inteligjencës amerikane, 177 ish-zyrtarë akuza ndaj Trump
Dritare.net
Ish-drejtori i CIA, Brennan që nga shkarkimi i tij nga administrate Trump ka folur vazhdimisht kundër politikave të Presidentit që pasoi Barack Obamën, dhe Trump ka akuzuar disa herë publikisht atë, shkruan Dritare.net.
Në letër ndër të tjerat ish-zyrtarët shprehen se, besojnë fort se SHBA do të dobësohet nëse, ekzistojnë prova të tilla, ku aplikohet sulmi ndaj ekspertëve të karrierës, të cilët ndajnë pikëpamjet e tyre.
Por jo vetëm 177 ish-zyrtarët janë kundër Trump, pasi në komunitetin e inteligjencës amerikane, kryengritja kundër Trump po shpërthen çdo ditë e më shumë. Përpara letrës e cila u publikua të hënën, një mesazh të ngjashëm e kanë dhënë edhe figura të tjera të larta përfshirë 6 ish-drejtorë, 5 ish-zëvendës drejtorë të inteligjencës qendrore dhe një ish-drejtor i inteligjencës kombëtare, shkruan Dritare.net.
Të dielën, Brennann ka deklaruar se do të padisë Trump, për shpifje të figurës së tij, dhe ka akuzuar atë se po përpiqet të ndalë fjalën e lirë.
"Shpresoj që John Brennan, drejtori më i keq i CIA-s në historinë e vendit tonë, të sjellë një padi", ka thënë presidenti.
"Do të jetë shumë e lehtë për të marrë të gjitha shënimet, tekstet, emailet dhe dokumentet e tij për të treguar jo vetëm punën e dobët që ka bërë, por se si ai ishte i përfshirë me Gjuetinë e Shtrigave të Muellerit. "-shtoi Trump./ I.M-Dritare.net