Kryeminstri i bën ban në facebook, studentit të zgjedhur nga UEFA për videon promovuese
Dritare.net
Daniel Nikolla është studenti shqiptar me banim në Londër që UEFA zgjodhi për videon prezantuese e promovuese të Shqipërisë.
Një i ri fantastik që na mrekulloi e krenoi të gjithëve në këtë video, madje edhe kryeministrin Rama i cili videon e ka shpërndarë te profili i tij.
Por e dini çfarë? Danieli nuk ka të drejtë as t’i japë “like” asaj videoje. Dhe e dini pse? Sepse Rama i ka bërë “ban”, pra e ka dëbuar nga faqja.
Dhe për këtë Danieli ka një apel:
“I thoni Kryeministrit të më heqë BAN nga profili tij, sepse as videon time që ka postuar nuk e bëj dot like;).
Lëvizje e zgjuar PR e kryeministrit! Gjithesecili ta shohë; të lexojë komentet dhe të reflektojë mbi realitetin e poshtër të Shqipërisë që prish çdo ëndërr dhe po shkon keq e më keq.
Jam ndjerë krenar e i privilegjuar nga komentet, mesazhet, vëmendja e gjithcka kudo - I lutem gjithsecilit të reflektojë mbi mundësitë që kemi, potencialin që kemi dhe sa përpara mundtë ecim nëse politikanët që drejtojnë vendin ... me të vërtetë e duan vendin të Rilindur, si nga PS, PD, LSI e të tjera! Cmon eaglesss!!!!”, përmbyll Danieli.