Kryeministrja e Zelandës së Re bëhet nënë, shihni fotot e vajzës së saj!

Kryeministrja e  Zelandës së Re Jacinda Ardern ka sjellë në  fëmijën e saj të parë.

Vajza ka lindur në orët e para të ditë së sotme peshon 3.31 kg.

Kjo e bën atë kryeministren e dytë të zgjedhur në historinë moderne, e i cila ka lindur në kohën që ka qenë në detyrë.

Ajo është shtruar në spital mëngjes e sotëm, ku ka lindur vajzën e saj, 4 ditë pas planifikimit.

37 vjeçarja do të marrë gjashtë javë leje lindjeje dhe tani  vendin e saj e ka zënë Zëvendës Kryeministrin Winston Peters.

Megjithatë, ajo tha se do vazhdojë të jetë në kontakt të ngushte me punën.

LEXO DHE :  Nga bjonde në brune, ja si duket Sulltanesha Hyrrem!

Sipas BBC, zonja Ardern tha se ajo ndihej me shumë fat dhe falënderoi stafin në spitalin e Auckland.

Në një deklaratë, ajo tha gjithashtu: “Jam e sigurt se po kalojmë të gjithë emocionet që prindërit e rinj kalojnë, por në të njëjtën kohë ndjehemi kaq mirënjohës për të gjithë mirësinë dhe urimet më të mira nga kaq shumë njerëz. “. Urime nga politikanët e tjerë filluan të vijnë nga e gjithë rajoni, duke përfshirë tweets nga ish Kryeministri i Zelandës së Re Helen Clark dhe Kryeministri Australian Malcolm Turnbull. V.D/.Dritare.net/

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.