Kryemadhi zbulon planin: Në tre muaj ne pastrojmë Shqipërinë nga llumi
Dritare.net
Nëpërmjet deklaratës, Kryemadhi zbuloi raportin italian për drogën, sipas të cilit në 2017, nga 90 ton drogë janë kapur vetëm 41.
Sipas saj, nuk është rritur vetëm sasia e marijuanës që po trafikohet, por edhe lëndëve më të rrezikshme. Ndërkohë, fajtor për këtë situatë, Kryemadhi bën kryeministrin, Edi Rama.
Gjithashtu, Kryemadhi është shprehur se, LSI-ja ka një plan, premton se në tre muaj do të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Ramës, të pastrojë vendin nga paratë e drogës, zhdukjen e monopoleve, shëndetësi dhe arsim të barabartë për të gjithë, të shpëtojmë trashëgiminë kulturore.
“Shqipëria është vendi i shumicës së sasive të kanabisit që kanë si destinacion tregjet italiane dhe europiane prodhimi dhe trafikimi i kanabisit.
Vetëm në 2017 nga 90 ton janë kapur 41 ton që ishin kapur në 2016, po zhvillohet trafikimi me ritme të shpejta.
Klanet shqiptare kanë treguar se kanë një aftësi në rritje të menaxhimit dhe kultivimit të marijuanës dhe trafikimit të saj.
Grupet e krimit shqiptar konkurrojnë me organizatat kriminale evropiane për kontrollin e territorit të rrugëve të trafikimit të drogës në Evropë.
Shqiptarët zënë vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut ku përfshihet dhe trafiku i drogave të rënda.
Raporti vlerëson se 94 raste të raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të larta në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011 me 49 raste. Por grupet shqiptare nuk e kanë kufizuar aktivitetin e tyre vetëm në trafikun e marijuanës. Raporti i drogës italiane.
LSI ka një plan, premton se në tre muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Ramës, që të pastrojë vendin nga paratë e drogës, zhdukjen e monopoleve, shëndetësi dhe arsim të barabartë për të gjithë, të shpëtojmë trashëgiminë kulturore.”,- u shpreh kryemadhi nga selia e LSI-së./K.C/Dritare.net