Kryemadhi: Sot, mundësia e fundit për të çuar Shqipërinë në BE

Kryerja e LSI-së Monika Kryemadhi ka mbërritur në protestën e opozitës së bashkuar. Ajo ka dhënë një deklaratë për mediat, protesta e sotme është mundësia e fundit për ta çuar Shqipërinë në BE.

Kryemadhi gjithashtu tha se Rama mund të djegë Kuvendin për të ndërtuar kulla.

 “Kjo është një qeveri e zgjedhur me mandate të blera nga votat e krimit. Tashmë kjo gjë ka marrë fund, pavarësisht situatës së krijuar, opozita është shumë e qartë për një mundësi të re. Kjo është mundësia e fundit për ta çuar Shqipërinë në BE. Opozita ka ofruar bashkëpunim për të bërë amendamente të ndryshme, por nuk u arrit asgjë. Nuk flasim vetëm për politikë, po pyesin shqiptarët nëse kanë mundësi për të jetuar, nëse kanë mundësi të paguajnë energjinë, ilaçet, dritat. Këtu është çështje e mbijetesës së një populli të tërë.

Edi Rama ka bërë gabime. Ai që është me të drejtën nuk ka frikë, por zhvillon seancë, zhvillon debate. Kjo është protesta më e madhe në 27 vite dhe është bërë nga opozita. Mazhoranca duhej të kishte guximin të përballej me qytetarët, ose me ne. Edi Rama thotë se protestuesit do të djegin Kuvendin, por mos u çudisni që Edi Rama ta djegë Kuvendin që të ndërtojë kulla”, tha Kryemadhi./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Tritol shtyllës në Laç, Spiropali: Dihet kush u bie nga tërbimi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.