Kryemadhi: Sa herë Rama sulmon Bashën, ikin 10 vende pune

Deputetja e LSI Monika Kryemadhi thotë se është e shqetësuar për situatën politike në vend. Përmes një statusi në Facebook, Kryemadhi thotë se sa herë që Rama sulmon Bashën dhe e anasjelltas, në vend humbasin 10 vende pune.

Sipas deputetes së LSI, konflikti politik në vend po frikëson investitorët dhe ndikon negativisht në vendet e punës në Shqipëri.

Statusi në Facebook i deputetes Monika Kryemadhi:

Sot në një takim me të rinjtë e Gradishtit, pasi biseduam për shumë problematika me të cilat ata përballen çdo ditë, nuk mundëm të shmangnim dhe bisedën mbi aktualitetin politik dhe situatën e vështirë që është krijuar në vend.

Jemi të shqetësuar nga konflikti politik dhe impakti i drejtpërdrejtë që ka te njerëzit. Sa herë që Rama sulmon Bashën, 10 vende pune që do të hapeshin në Shqipëri ikin diku tjetër. Gjithashtu, çdo sulm i Bashës drejtuar Ramës, është i barabartë me 10 vende pune më pak.

LEXO DHE :  Foto/ Nis puna për rikonstruktimin e godinave, te Qyteti Studenti

Çdo ditë që ka konflikt politik është baraz me 100 vende pune më pak, sepse investitoret që duan te vijnë e te investojnë në Shqipëri i frikëson kaosi, kriza, konflikti politik. Ndërkohë që jam shumë e shqetësuar për demokracinë e Shqipërisë, më shumë se kurrë jam e shqetësuar për impaktin e konfliktit politik ne jetët e familjeve shqiptare dhe lidhja direkte e tij me mbylljen e vendeve te punës dhe humbjen e mundësive për të hapur vende te reja pune.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.