Kryemadhi për studentët: Do t'i nxirrja Kejdi Mehmetajn dhe Kërpaçin nga varri për të votuar ndryshimet në ligj
Dritare.net
Kryemadhi është shprehur se po të ishte në vendin e Edi Ramës, do të kishte mbledhur qeverinë dhe parlamentin për të miratuar reformat e nevojshme që zgjidhin situatën e studenteve.
“Të isha në vendin e Ramës do mblidhja qeverinë e parlamentin e do bëja ndryshimet që dëshironin. Do thërrisja dhe opozitën. Unë sigurisht që do shkoja në parlament. Nga varri do të nxirrnin Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi për të votuar”, tha Kryemadhi.
E pyetur nëse do rreshtohet krah studentëve në protestë, Kryemadhi u shpreh: “Nëse ata më thërrasin unë jam aty me ata në resht”.
“Po pse ç’të keqe ka? Për të drejtat e tyre protestojnë. Në qoftë se Edi Rama do të sjellë në parlament amendimin e ligjit për buxhetin dhe ato tetë kërkesa që kërkojnë studentët, në Parlament do shkojmë ti votojmë. Më ngrenë nga varri Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj që të shkoj për ta votuar”, shtoi./ I.M-Dritare.net