Kryemadhi nga Dibra: Do të ketë fakte me zë dhe figurë, si blihet vota nga PS
Dritare.net
Kryemadhi tha se, po punohet edhe për përzgjedhjen e kandidatëve. Gjithashtu, kryetarja e LSI-së ka thënë se, së bashku me zgjedhjet lokale, mund të ketë edhe zgjedhje parlamentare dhe vendore. Ndërkohë Kryemadhi vazhdoi duke thënë se, do të ketë fakte me zë dhe me figurë, se si drejtues të PS-së kanë tjetërsuar dhe blerë votat.
“Data e zgjedhjeve lokale është dekretuar dhe ne duhet të jemi të gatshëm për të përgatitur listën e këshilltarëve. Po përgatitemi dhe po konsultohemi dhe me partitë e opozitës për të zgjedhur kandidatët për kryebashkiakë. Strukturat tona të LSI duhet të fillojë rakordimin me PD dhe partitë e tjera të opozitës për listat e këshilltarëve. Unë nuk jam e bindur që do këtë vetëm zgjedhje vendore në qershor për shkak të situatës politike. Vendi është pushtuar nga kaosi dhe pasiguria. Ju keni parë se si Vangjush Dako komunikonte me bandat për të tjetërsuar votën. Do ketë fakte me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota.",- u shpreh Kryemadhi./K.C/dritare.net