Kryemadhi: Më kanë kërcënuar vajzën!Meta: Nuk e kam idenë për çfarë e ka fjalën
E Premte 18 Janar 2019, 08:08
Dritare.net
Kryemadhi tha në emision se, i kanë kërcënuar vajzën e tyre 13-vjeçare. Për këtë deklaratë të Kryemadhit u pyet edhe presidenti Meta, i cili tha se, nuk e di për çfarë ka folur e shoqja, pasi sipas tij, ajo ka koncepte të ndryshme lidhur me kërcënimet.
‘Vajzën e vogël, e kam dërguar në shkollë jashtë me konvikt,e izoluar, sepse nuk dua që ajo të rrezikojë, sepse duhet të garantoja jetën e vajzës. Unë jam kërcënuar në rrjetet sociale, e jo vetëm.”,- deklaroi Kryemadhi, ndërsa thotë se, edhe pse ka folur me policinë, nuk ka besim të sistemi i drejtësisë në Shqipëri dhe po mundohet ta zgjidhë vetë këtë çështje./K.C/dritare.net