Kryebashkiaku i Pogradecit shkarkon drejtorin, për të punësuar nipin e tij
E Enjte 18 Shkurt 2016, 09:09
Dritare.net
"Nuk ka pasur asgjë publike, afatet kohore, njoftimet. Brenda një dite jam larguar unë dhe janë shkarkuar 7 anëtarët e këshillit mbikëqyrës. Pas ndryshimeve për kalimin e kompetencave, kryebashkiaku ka zgjedhur të bëjë një riorganizim apo ristrukturim, duke larguar disa njerëz e duke i zëvendësuar me të tjerë, pa marrë parasysh ligjin", ka thënë Gora për panoramën.
Ai ka shtuar se do i drejtohet gjykatës për këtë rast të paprecedent sepse nuk është normale kjo që po ndodh dhe nuk mund të abuzohet kështu me besimin e qytetarëve.