Kryebashkiak dhe mjeshtër sportiv, Xhelal Mziu jep një tjetër ndeshje të sigurtë
E Hënë 30 Prill 2018, 17:05
Dritare.net
Disa javë më parë gjithashtu gjeti rezultatin e ndeshjes Teuta-Laçi. Kjo ka bërë që ai të ngjallë dyshime se ka informacione të sigurta për fiksimin e ndeshjeve në futbollin shqiptar. Ditën e sotme, "Panorama Sport ka kontaktuar sërish me Mziun dhe ai premtoi se në fillimin e javës së ardhshme sportive do të tregojë rezultatin e një tjetër ndeshjeje në Kategorinë Superiore.
"Unë e thashë përpara ndeshjes çfarë do të ndodhte dhe doli. Tani në prag të javës tjetër do t’ju them prapë se cilat do të jenë ndeshjet e trukuara. Akoma nuk e keni parë ju. Dikush që merr vesh nga futbolli, e kupton”-shprehet Mziu/d.m-dritare.net