Kruja pushtohet nga turistët, më e preferuara Kalaja e Skënderbeut

Austriakët Sebastian dhe Marlen po shëtisin gjithë Ballkanin me rulot, dhe thonë se kishin planifikuar të qëndronin disa ditë në Shqipëri, por kanë më shumë se dy javë këtu, pasi po ju pëlqen shumë.

Marlene Biber- Turiste: Kruja është një vend plot histori dhe ne ishim kurioz për kalanë. Ishte shumë bukur. Ne vërtet na pëlqeu vendi këtu shkruan TCH

Sebastian Biber- Turist: Dje dikush na ftoi për një birrë të mirë shqiptare, dhe po ky djalë sot na ka ftuar në një dasmë shqiptare. Është nder për ne kur dikush të fton në një dasmë në vendin e tij dhe jemi vërtet kurioz të shohim se si do të jetë ajo, për traditën këtu, kërcimin… hmm as se kemi idenë

LEXO DHE :  14 figura të njohura botërore, që u treguan njerëzorë dhe thyen rregullat!

Numri i turistëve është rritur ndjeshëm, rreth 20% më shumë se një vit më parë dhe turistë polakë, gjermanë, japonezë e nga vende të tjera të botës gjen në çdo cep të Krujës.

Kruja, vendlindja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut është vendi më rezistent në kohën e pushtimit osman. Ushtria osmane u mund 3 herë nga ushtria e Skënderbeut, vetëm në shtetrrethimin e katërt Kështjella e Krujës ra në dorë të saj…. Hajdar Kamberi, i ka rënë çiftelisë që në moshën 14 vjeçare, ndërsa sot 64 vjeç, u dhuron turistëve disa tinguj krutanë në një qoshe të kalasë./d.m-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.