Krizë mes vendeve? SHBA përgatit tërheqjen e trupave nga Gjermania

“Washington post” në një artikull të publikuar ka  shkruar se SHBA po përgatitet të tërheqë trupat  ushtarake të stacionuara në Republikën e Gjermanisë.

Kjo gjë mund të jetë një taktit e Presidentit Trump në prag të samitit të NATO-s, por edhe shprehje e zemërimit të qeverisë amerikane me atë Gjermane, shkruajnë mediat gjermane.

Aktualisht në Gjermani janë të stacionuara rreth  35.000 , dhe po shqyrtohet mundësia ose e zhvendosjes së  plotë të tyre drejt SHBA, ose e dërgimit të bazës në Poloni.

LEXO DHE :  Ky është premtimi i ëmbël, që princ William i ka bërë Kate, para se të martohen

Idenë e ka hedhur Donald Trump në një takim të këshilltarëve ushtarakë amerikanë dhe përfaqësuesve të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa anëtarët e NATO-s janë të shqetësuar për këtë propozim.

Gjithsese “Washington post” shkruan se këto bisedime janë  mjaft sekrete, pasi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë mohoi lajmin./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.