Kriza politike/ Denaj: Janë anuluar rezervimet nga turistët

E ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj pranoi se kriza politike dhe protestat e opozitës ndikojnë që investitorët e huaj të stepen. Ministrja tha se ka pasur anulime të rezervimeve nga turistët e huaj në hotelet e bregdetit shqiptar.

“Rritja ekonomike është një proces zinxhir dhe kur veprojmë duhet të kemi parasysh që çfarë jemi duke bërë që të mos ndikojmë tek rritja ekonomike. Numri i turistëve është rritur. Nëse flasim për muajin shkurt, i cili është muaji që bëhen rezervime dhe një ditë të shtune shfaqen skena që thuhet në mediat e huaja se nuk ka siguri, atëherë kjo ndikon në anulimin e këtyre rezervimeve. Ka pasur anulime të rezervimeve.

Samiti i Diasporës tregoi se edhe bashkatdhetarët tanë kanë dëshirë të investojnë në Shqipëri. Investitorët e huaj marrin kohën e  duhur. Niset me njohjen e potencialeve, lehtësite fiskale. Gjithashtu ata shohin infrastrukturën dhe proceset në këtë drejtim janë duke avancuar. Investitorët shohin se si është klima e biznesit.”,- tha ministrja./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.