Kriza politike, Basha drejt Vjenës. Ja me kë do të takohet!
E Enjte 21 Shkurt 2019, 17:05
Dritare.net
Në lidhje me situatën politike në vend, dhe në kushtet kur parlamenti aktualisht është pa opozitë zyrtare, kreu demokrat Lulzim Basha duket se do të nis edhe takimet ndërkombëtare.
Mësohet se kreu i demokratëve, do të udhëtojë të premten në Vjenë, ku do të takohet me asamblenë parlamentare të OSBE.
Pas takimit Basha do të kthehet në Shqipëri me Fatmir Mediun dhe Nard Ndokën, të cilët ende nuk kanë firmosur dorëheqjen nga mandatet e deputetit./ I.M-Dritare.net