Kriza e Venezuelës/ Mbërrijnë ndihmat e para nga SHBA
E Diel 17 Shkurt 2019, 08:08
Dritare.net
Ndihma po magazinohet me kërkesë të udhëheqësit të opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, i cili u vetëdeklarua si president, muajin e shkuar.
Presidenti Nicolas Maduro ka pohuar se ndihma është një komplot i SHBA-ve, për të fshehur pushtimin e Venezuelës.
Mbetet e paqartë nëse ndihma do të lejohet të hyjë në Venezuelë, apo jo.
Administratori i USAID, Mark Green tha se ndihma ishte kërkuar nga Guaido, sepse kriza në Venezuelë sa vjen dhe rritet./E.B-dritare.net