Kristi Pinderi i kundërpërgjigjet Mesila Dodës: Prostitucioni politik nuk e njeh dinjitetin
Dritare.net
Pinderi, në një status të publikuar në profilin e tij në Facebook, e akuzon Dodën, si gjithë politikanët e tjerë, duke e quajtur njeri që ushtron prostitucion përmes favoreve, e kompromiseve. Shkurt e quan një prostitutë politike.
Pas kësaj ka reaguar deputetja, duke iu kundërvënë Pinderit. “O Legen, Te ta kthej nga mamaja, nuk e ke dhe nuk dua te ngas ata qe s’jane më, të shaj nga gruaja, nga e dashura as ate se ke…” shkruan mes të tjerash ajo.
Por Pinderi është përgjigjur sërish, duke i sjellë disa fakte Dodës. Ai shkruan se ajo ishte për 8 vjet në pushtet dhe tashmë është hera e tretë që vjen sërish, duke braktisur PD-në dhe duke kaluar nga PDIU.
“Edhe njehere Mesila: a ishe 8 vjet ne pushtet?! A erdhe per here te trete ne 2013 serish ne Parlament me votat e PD? Ne mes te mandatit a ike nga partia qe te zgjodhi?! A je tani prape pjese e maxhorances te cilen doje ta varje te palmat?! Te kam faj une qe ushtron kete profesion politik?! :) Ti permend time me te vdekur?! Mesila, sikur te kishe cerekun e dinjitetit te saj… Po #prostitucioni politik nuk e njeh dhe nuk e kupton dot dinjitetin”, shkruan Pinderi.