Krishtlindjet/ Papa, mesazh për të pasurit
Dritare.net
Gjithashtu ai shprehu shpresën për jetësimin e bisedimeve të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve për t’i dhënë fund konfliktit të hershëm mes tyre që ka rënduar, sipas tij, në tokën e zgjedhur nga Zoti për të shfaqur dashurinë e tij.
Më herët, në meshën e mesnatës në Vatikan, Papa kritikoi pangopshmërinë e njerëzimit: “Një tendencë e pangopshmërisë së njerëzisë, deri në paradoks, ku disa kanë tepër e të tjerët vuajnë nga uria. Ndërsa mesazhi i fëmijës së lindur në vendin e shenjtë Bethlehem ishte një model tjetër i jetës, ku të hiqet dorë nga lakmia dhe t’u jepet e të ndahet me të tjerët”.
Meshën kryesore, papa 82-vjeçar e mbajti para rreth 10 mijë besimtarëve, kardinalëve dhe peshkopëve të mbledhur në Romë. Papa i drejton festimet e Krishtlindjeve për të gjashtën herë me radhë, duke përfaqësuar rreth 1,3 miliardë besimtarë të krishterë.
Ndërkohë, pelegrinë nga e gjithë bota u mblodhën në Betlehem në ditën e lindjes së Krishtit, ku morën pjesë në një paradë dhe qëndruan në radhë për të parë vendin ku besohet se Jezu Krishti ka lindur.
Përveç Betlehemit dhe Vatikanit, të krishterët në të gjithë botën po shënojnë Krishtlindjen me mesha të mbajtura nga Indonezia e deri në Irak./A.C/dritare.net