Krisafi: Me Greqinë, problem edhe ujërat e Vjosës

Profesori Ksenofon Krisafi, pjesë e grupit negociator për marrëveshjen me detin me Greqinë, tha në studion e “Arena” në Ora News, thotë se një tjetër problem me Greqinë është shfrytëzimi i ujërave të lumit Vjosa.

KrisafiMe Greqinë, ne kemi problemin e ujërave të lumit Vjosë dhe bashkë me të një sërë lumenjsh të tjerë që ushqejnë këtë lumë. Në vitin 1983 filluan diskutimet e para pasi pala greke filloi të ndërtojë një hidrocentral në ujërat e lumit Vjosë. Rregulli është që në ujërat e përbashkëta nuk mund të vësh dorë pa u marr vesh. Edhe nëse ne duhet të ndërtojmë një hidrocentral këtu, duhet të diskutojmë me palën greke. 

Kjo ishte arsyeja që grekët u ulën dhe diskutuan me ne në vitin 1983. Bisedimet u zgjatën shumë. Nuk pati një mirëkuptim të plotë për të dhënat që na duheshin për të parë ndikimin e plotë të këtij hidrocentrali. Kemi shkuar disa herë dhe përfundimisht në vitin 1989, ata e ndërtuar HEC-n në Vjosë. 

Ata kanë vazhduar punën edhe më tej për të marrë ujërat nga Vjosa. Janë edhe 6 hidrocentrale të tjerë në Vjosë pa u marrë vesh. Pala jonë do të duhet ta trajtonte edhe problemin e lumit Vjosa, e cila është po kaq e rëndësishme sa deti. Është një çështje që meriton vëmendjen e duhur./oranews

 

LEXO DHE :  Tradhtarët patriotë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.