Krisafi: Dy arsye pse Greqia nuk shfuqizon ligjin e luftës, me Shqipërinë!
Dritare.net
Pjesë nga biseda:
Krisafi: Nuk ka asnjë motiv as juridik dhe faktit që të shpallej ligji i luftës. Është një realitet që ka intoksikuar marrëdhëniet midis dy vendeve.
Dy shtete që janë në gjendje luftë nuk mund të kenë marrëdhënie diplomatike, nuk mund të kenë marrëveshje, nuk mund të kenë lëvizje të njerëzve. Gjërat rrodhën dhe ca gjëra u shëruan pak nga pak.
Hila: A ka sens juridik që ne po bëjmë një marrëveshje në ligjin e luftës?
Krisafi: Nuk ka sens juridik. Po bëjmë një marrëveshje bazuar mbi traktatin e miqësisë midis dy vendeve. Njëra është çështja pronave.
Xhufi: Bëhet fjalë për pronat e çamëve.
Krisafi: Heqja e ligjit të luftës u jep mundësi shqiptarëve të Çamërisë të ndërmarrin veprimet juridike për pronat e tyre. Qarqe të caktuara politike e kanë përdorur ligjin e luftës si një kartë në dorë. Ligji i luftës e ka nxjerrë zbuluar herë pas here palën greke./oranews