Krimi/Tirana po i ngjan Beogradit të ’90

 Nga Dritan Hila-Editorial Emisioni Arena 

Nuk ka jave qe publiku shqiptar mos perballet me skena te krimit te cilat fillojne nga jeta e nendheshme dhe deri ne zemer te qeverisjes. 

Pas ringjalljes se çeshtjes Babale, shtatori solli rastin Xhisiela dhe vazhdoi me vrasjen ne Bllok, ku emri i kengetares Elvana Gjata ishte me shume per te mbytur emrat e dy eksponenteve te undergroundit kryeqytetas, Elvis Martinaj dhe Ervin Mataj. 

Tashme nuk flasim per emra te panjohur qe bejne krime brenda familjes ne periferi te Shqiperise por per zemren e kryeqytetit. 

Diten e djeshme kryeministri Rama e quajti ceshtjen Babale si tentative per rrezimin e qeverise nisur nga fakti se nje laborator e kishte nxjerre pergjimin e bisedes mes Agron Xhafajt dhe Babales si te pavlefshem. Nderkohe opozita nxjerr nje pergjim te ri ne te cilin Fredi Alizoti pergenjeshtron ato qe kishte permendur ne pergjimet e tij te zbardhura nga prokuroria e krimeve te renda. Nje personazh sa i paqendrueshem aq dhe problematik, po sjell rrotull skenen politike shqiptare.  

Gjithe kesaj i shtohet perplasja mes bandave ne qender te bllokut ku nje komando ne sherbim, me saktesi kirurgjikale vret agresorin dhe plagos dy miq te tij. Pertej spektakolaritetit te krimit, prania e nje punonjesi te shumedekoruar te shetit ne nje sherr te banal, e rendon situaten. Tirana e sotme ngjan me Beogradin e viteve ‘90-te ku funksionare qeveritare akuzoheshin per bashkepunim dhe trafiqe me veterane parmilitare te luftrave etnike te Kroacise dhe Bosnjes. 

Politikane qe ju permendet emri per miqesi me kriminelet; dhe politikane qe sa here ka perplasje me arme mes bandave shqetesohen per emrin e viktimave, kane ne mes nje polici te çorientuar. Forcat e rendit pervec goditjeve te krimit iu duhet te perballen me goditjet e politikes e cila nuk i kursen. 

Ne krah tjeter sistemi i drejtesise ne procesin e vetingut eshte pothuajse i paralizuar. 

Dhe te fundit jane shqiptaret te cilet pyesin veten nese ja vlen te rrish me ne kete vend? Mjeke, informaticiene dhe ai qe quhet truri i nje kombi ka kohe qe iken heshturazi. Ndersa ata qe kane mbetur pyesin: Si do veje halli yne?/dritare.net

LEXO DHE :  Pas miratimit të opinionit të Venecias, reagon kryeministri Rama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.