Krim në familje, babai godet me thikë të birin
Dritare.net
Mësohet se 57 vjeçari, Bujar Çika, ka qëlluar me thikë djalin e tij 20 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital.
Mësohet se përdorja e armëve të ftohta ka ardhur pas një sherri mes babait dhe të birit.
"Më datë 04.10.2017, rreth orës 20:35, jemi njoftuar se në rrugën “Behlul Hatibi”, një shtetas është goditur me thikë nga i ati.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se :
Shtetasi O. Ç., rreth 20 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesë është goditur me thikë nga i ati, shtetasi Bujar Çika, rreth 57 vjeç.
Shtetasi i dëmtuar O.Ç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi Bujar Çika është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.", - njofton policia./ I.M-Dritare.net