Kreu i Sindikatës së Industrisë: Së shpejti në Qeveri statusi i minatorit

Qeveria bashkë me Federatën e sindikatës së minatorëve do të përgatisë draftin për statusin e minatorit.

Kryetari i Federatës së Sindikatës së Punonjësve të Industrisë, Taf Koleci në një deklaratë për mediat lidhur me statusin e minatorit, u shpreh se: “Qeveria bashkë me sindikata ka marrë përsipër që shumë shpejt të kalojë në qeveri dhe në parlament statusin e minatorit, ashtu siç është përgatitur nga grupet e interesit, sindikata dhe qeveria.”

“Drafti i dakordësuar është që do të përfitojnë të gjithë ata minatorë, të cilat kanë një vjetërsi pune mbi 10 vjet e 6 muaj. Edhe ata që kanë 7 vjet apo 6 vjet do të përfitojnë vjetërsinë e punës në bazë të këtij projektligji që do të dalë tani. Përfitojnë edhe tek paga e cila do të llogaritet me pagën minimale të vendit herë 1.4 që shkon rreth 380-400 mijë lek pensioni. Do të llogaritet edhe fasha e të gjithë punonjësve që kanë dalë në pension që para viteve 90 e deri tani në 2015. Edhe ata që kanë 2 vjet pa dalë në pension edhe ata e përfitojnë. Ne u bëjmë thirrje të gjithë minatorëve në të gjithë Shqipërinë kudo që ndodhen, që ata do të jenë të kënaqur me këtë projekt/status dhe këtë lëvizje që po bën Federata e Sindikatave të Shqipërisë së bashku me Konfederatën dhe grupet e interesit të minatorëve. Nuk do të lejojmë asnjë person që të shkelë rregullat dhe të dalë në protestë përpara zyrave qeveritare, grupe të caktuara që nuk kanë interesin e sindikatave. Ne jemi grupi më i madh që përfaqësojmë të gjithë minatorët e Republikës së Shqipërisë, përfaqësojmë rreth 8 mijë veta”, u shpreh Koleci.

LEXO DHE :  Grabitja në Rinas, gjykata merr vendimin për 3 të arrestuarit

Paraditen e sotme një grup minatorësh kanë protestuar sërish para Kryeministrisë duke kërkuar miratimin e statusit. Grupi i minatorëve kanë paralajmëruar se do të futen në grevë në rast se nuk miratohet statusi, duke i lënë afat qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre deri më datë 22 shkurt./A.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.