E shkuara e autorit të masakrës, kreu i PS Mat: Kujtimi ishte i dhunshëm, sherret që ka bërë!

Kujtim Koxha, autori i masakres së Matit, ka qenë person mjaft problematik me të afërmit e tij dhe me banorët e fshatit.

Zyrtarë të Komisariatit të Matit saktësuan se para disa vitesh ai është konfliktuar me vëllain e tij, shkruan “Panorama”. Një vit më parë është përfshirë në një sherr tjetër në Shëlli. Ai është dhunuar keq nga disa banorë, në rrethana të paqarta dhe pas disa javësh në spital është rikthyer pranë familjes.

Pesë muaj më parë është vënë në krye të disa banorëve të fshatit për të penguar një firmë private që nxirrte mermer në afërsi të Shëlliut. Deri në janar të këtij viti ai ishte kryetar i organizatës socialiste të fshatit, por për shkak të problemeve që kishte krijuar, është shkarkuar nga drejtuesit lokalë të PS-së Mat.

I kontaktuar nga “Panorama”, kreu i PS-së së Matit, Hasan Pasha, konfirmoi se Kujtim Koxha ishte shkarkuar nga funksioni në PS pikërisht për shkak të akteve të dhunshme dhe problematikave që ai kishte sjellë në fshatin ku banonte. Ndërkaq, kryebashkiaku i Matit, Nezir Rizvani, u shpreh se ishte telefonuar nga punonjës të tij për masakrën.

LEXO DHE :  U dorëhoq nga posti i zv.ministrit, Muka: Ligji i arsimit ka rënë

Ai tregoi momentin kur brigadieri i mirëmbajtjes i ka telefonuar, duke i thënë: “Hajde shpejt lart se po na vrasin. Po hamë bukë në një lokal në Shëlli dhe dikush po na qëllon me armë”. Rizvani saktëson se fillimisht i ka telefonuar shefit të Komisariatit Mat, Henerigert Mitros, duke i treguar ngjarjen dhe pastaj është nisur drejt fshatit Shëlli.

Ai ka mbledhur në mbrëmje administratën e bashkisë për të organizuar ceremoninë mortore të tri viktimave dhe për t’u ardhur në ndihmë familjeve të tyre. Kryebashkiaku e mohon se Koxha e ka kryer krimin për çështjen e rrugës dhe kërkoi nga strukturat shtetërore zbardhjen e plotë të saj./panorama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.