Kreu i myslimanëve shqiptarë i kundërpërgjigjet Erdoganit për gylenistët

“Shqipëria është një vend i lirë” – u shpreh kreu i Komunitetit Mysliman Skënder Bruçaj, i pyetur nga “Zëri i Amerikës” se si do të vepronte Shqipëria nëse Turqia do t’i bënte presion për dorëzimin e turqve që presidenti Erdogan i akuzon si të lidhur me Fetullah Gylen.

“Shqipëria është një vend i lirë dhe jam i bindur se do të vendoste çfarë është mirë për kombin, për Shqipërinë, në këtë lidhje. Problemet politike në Turqi, apo në një vend tjetër, ne si shqiptarë nuk ja zgjidhim dot, ne kemi prioritetet tona, ne investojmë për progresin, harmoninë dhe stabiltetin e vendit tonë dhe besoj që do ta ruajmë fort këtë vlerë, duke respektuar dhe në bashkëpunim me shtetet e tjera fqinjë,” – tha Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

LEXO DHE :  Vajza e Emina Cunmulaj nuk dëgjon këngën e Elvana Gjatës, dhe ka një arsye të fortë!

Skënder Bruçaj konsiderohet si një “i padëshiruar” nga presidenti i Turqisë. Shpesh herë ai është akuzuar se është i lidhur me Gylen. Disa media kanë raportuar madje se presidenti turk e ka vënë shkarkimin e tij si kusht për të marrë pjesë ose jo në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Madhe./d.m-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.