Krerët e shtetit urojnë Kurban Bajramin

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjthë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.  Në një status në Facebook, kreu i shtetit thoë se Kurban Bajrami është simbol i sakrificës.

“Dita e shenjtë e Kurban Bajramit na kujton ripërtëritjen e ndjenjave të besimit, të devotshmërisë, të thjeshtësisë e të përuljes para të Plotfuqishmit.

Mbi gjithçka kjo Festë përjetëson e vërteton harmoninë dhe bashkëjetesën fetare proverbiale, që e ka karakterizuar kombin tonë prej shekujsh”, përfundon Meta.

Ndësra, kreu i PD-së, Lulzim Basha në ditën e Kurban Bajramit ka uruar gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan: “Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve kudo ku janë, Gëzuar Kurban Bajramin!  Mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”.V.D/Dritare.net/

LEXO DHE :  Një tjetër grua ka akuzuar Brett Kavanaugh, për ngacmim seksual

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.