Kraja: Ambasada jonë në Romë, interesohet vetëm për rrogat

Emigranti shqiptar Alban Kraja, kryetar i Shoqatës së Shqiptarëve në Rimini, në një lidhje për në “Arena” në Ora News tha se Ambasada Shqiptare në Romë nuk është fare e interesuar për emigrantët.

Kraja: Si mund ta ndjej mbështetjen kur unë jam 25 vite në këtë vend dhe ambasada shqiptare nuk ka asnjë statistikë sa ka gazetarë, shkrimtarë. Nuk ka asnjë lloj interesimi sepse emigrantët shqiptarë nuk votojnë. Krijoi ministrinë në mënyrë artificiale, sepse Shqipëria prezantohet jashtë me njerëz jo misionar, me rrogtarë që i bëjnë vetëm dëm Shqipëri. Unë i kam kërkuar ndihmë në vitin 1997. Kam qenë 7 vite në gjyqe me Roberto Bozin që ishte një senator i fuqishëm. Asnjëherë ambasada nuk është prononcuar. Kam shpenzuar shumë me avokatë. Edhe sot e kësaj dite. Ambasada shqiptare është komplet “aut”, sepse u intereson vetëm rroga atyre njerëzve. Sot ke rreth 200 mijë italo-shqiptarë dhe kanë fuqi. Shqiptarët sot quhen evropianë këtu./oranews/ 

 

LEXO DHE :  PD kërkon arrestimin e Dakos, duhet të paguajë me burg krimin elektoral

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.