Kozma Dushi: S'kemi para për videoklipe. Artistët e vërtetë i gënjejnë me 50 mijë lekësha
Dritare.net
Por, duket se Kozma Dushi nuk është fort i kënaqur me mënyrën si po trajtohen artistët sot, në vendin tonë.
Ai thotë se nuk mund të gjesh lekë për një videoklip, ndërsa biznesmenët i gënjejnë me 50 mijë lekësha.
“Është shumë e vështirë për një këngëtar si unë apo Liljana Kondakçi të realizojnë një videoklip sot.
Biznesmenë apo njerëz të tjera, nuk japin para.
Ndërkohë që për ndonjë nga ata që quhen këngëtarë sot paguajnë deri në 20 mijë euro për një natë.
Sot është shumë e vështirë për ne të gjesh 5 mijë euro për një videoklip. Ka biznesmenë të mirë, por është shumë e vështirë të takohesh me ta.
Kur i thua një biznesmeni që kushton tre mijë euro një videoklip, thotë merri 50 mijë lekë të vjetra. Do vije nje dite qe ne nuk do te jemi me.”-tha Kozma Dushi.
Më tej ai shtoi se: “Muzika sot nuk dëgjohet por shikohet. Në Shqipëri ka shumë pak këngëtarë të rinj që realisht bëjnë muzikë të mirë, mund të përmend Anjeza Shahinin” ./ I.M-Dritare.net