Kozeta Turishta, një rrëfim ndryshe për jetën në Amerikë

Kozeta Turishta, një nga gazetaret më të dashura të ekranit shqiptar, prej disa vitesh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku punon dhe jeton, por gjithmonë ruan lidhjen me vendin e saj.

E bukur dhe e talentuar, Kozeta Turishta ka dhënë këtë intervistë për mulliri.al.

Ju spikatët për elokuencën, prezencën dhe profesionalizmin tuaj në ekran, si është të heqësh dorë nga një profesion pasi ke kultivuar këto aftësi?

Nuk është e vështirë aspak të heqësh dorë nga asnjë profesion. Sepse asnjë profesion nuk e përcakton kurrë personalitetin tonë, por ne e bëjmë atë.

Si e shikoni emisionin e pasdites pasi ju u larguat?

Emisionin e “Pasdites” e ndjek ndonjëherë dhe më duket tepër i këndshëm.

Pas shkëputjes nga media, çfarë mund të na thoni për fillimet e jetës tuaj në një shtet tjetër?

Një jetë e re në Dhe të huaj është gjithmonë e vështirë por asgjë e pamundur nëse beson tek vetja dhe tek mundësitë që jeta të ofron.

LEXO DHE :  Foto/ Përshëndetja speciale e Ramës, për Ramush Haradinajn

Sa e vështirë është përshtatja?

Një jetë e re në dhè të huaj është gjithmonë e vështirë por asgjë e pamundur nëse beson tek vetja dhe tek mundësitë që jeta të ofron.

Çfarë mund të na tregoni për jetën personale?

Jeta personale e Kozetës, është një jetë e thjeshtë por e bukur dhe e qetë. Bëj punën që dua, dhe kam afer njerëz që më duan.

A keni në plan të ktheheni në Shqipëri?

Shqipëria është vendi im, dhe mbetet gjithmonë në jetën time. Asgjë nuk e ndryshon këtë fakt.

Si e shikoni artin dhe zhvillimin e Shqipërisë nga një vend I largët?

Pavarësisht cdo gjëje në atë vend, Arti dhe artistet i japin një tjetër emer atij vendi. Në ato kushte, sërish artistët tanë janë një tjetër vlerë e kontribut i vyer i Shqipërisë dhe gëzoj dashurinë më të madhe për këta njerëz të palodhur që i falin kaq shumë publikut artdashës shqiptar./d.r



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.