Kotzias paralajmëron heqjen ligjit të luftës me Shqipërinë
E Martë 19 Dhjetor 2017, 20:08
Dritare.net
Deklaratat e ministrit Bushati, i ka përforcuar sot edhe Ministri i Jashtëm grek, Nikolas Kotzias i cili ka folur për raportin mes dy vendeve duke paralajmëruar edhe ai zhvillime të reja.
Kotzias ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për varrezat e reja të usharëve grekë, si dhe rindërtimin e kishës në Himarë.
Duke folur për ligjin e luftës, Kotzias ka thënë se kjo është e rëndësishme që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt me heqjen e këtij ligji.
Përsa i përket marrëveshjes së detit, ministri grek ka dekalruar se “Teoria se të gjitha bëhen automatikisht nuk solli asnjë rezultat prej vitesh. Në emër të maksimalizmit nuk bëhet asgjë”/ I.M-Dritare.net