Kotzias e ndan mendjen: S’iki me pushime pa zgjidhur problemet me Shqipërinë

Teksa të gjithë jemi me mendjen tek pushimet, të cilat janë në prag, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, duket se është më i shqetësuar për të përfunduar punët e nisura, sesa për t’u qetësuar.

Ai ka bërë me dije se vetëm pasi të zgjidhet mosmarrëveshja e emrit me Shkupin dhe çështjet e lëna pezull me Shqipërinë, do të mendojë për pushime. Kotzias ishte i prerë kur tha se nuk ikën në pushime pa i zgjidhur këto çështje.

LEXO DHE :  U abuzua me të kur ishte e mitur, kjo e çoi drejt vdekjes Whitney Houston

Ai u shpreh pas takimit me homologun rus Sergei Lavrov, në Moskë:

“Sëshpejti zgjidhim problemet me Shqipërinë. Ndodhemi në procesin e zgjidhjes së problemeve që rezultojnë që prej 70 vjetësh. Nuk shkoj me pushime pa i zgjidhur”./d.m-dritare.net

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.