Kosovarët shumë shpejt do të lëvizin pa viza
E Mërkurë 16 Maj 2018, 13:01
Dritare.net
“Në takimet që kam pasur me komisionerët (Johannes) Hahn dhe (Dimitris) Avramopolos si dhe me shumë deputetë të Parlamentit Evropian është konfirmuar nga ana e institucioneve të BE-së se Kosova ka përmbushur plotësisht kushtet për lëvizje të lirë pa viza dhe brenda një kohe të shkurtë bëhet publik qëndrimi i Komisionit Evropian para shteteve anëtare dhe institucioneve tjera të BE-së. Po ashtu brenda një kohe të shkurtër do të përmbyllet vendimmarrja brenda BE-së dhe shteteve anëtare dhe Kosova është në kilometrin e fundit se kur do të udhëtojnë qytetarët e saj pa viza”, ka thënë zëvendëskryeministri Hoxhaj.
Hoxhaj gjatë viztës në bruksel, ka takuar komisionerin Johannes Hahn dhe Dimitris Avramopoulos. V.D/Dritare.net/